Ministri Gashi viziton Kalanë e Vushtrrisë dhe Kalanë e Harilaqit

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë sot Komunën e Vushtrrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku në ambientet e komunës.
Gashi e Mulaku do të shohin nga afër procesin restaurues të Urës së Gurit, do të shohin ekspozitën që është e hapur në Kalanë e Vushtrrisë, do të vizitojnë qendrën rinore dhe Shtëpinë e Mahmut Pashë Gjinollit.
Më pas, Ministri Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë ku do të inspektojë gërmimet arkeologjike që po bëhen në këtë lokalitet.