21 Prill 2025

Miley, lëndë mësimi në fakultet

Hollywood, 30 mars - Një universitet në Pensilvani, ka futur një lëndë të re mësimi, në të cilën do të mësohet rreth këngëtares Miley Cyrus dhe ndikimit të saj.

Miley njihet për sjelljen e saj të pazakontë dhe skandalet në publik, ndërsa tani studentët do të argëtohen me shembullin e saj. Ajo do të studiohet në lëndën e sociologjisë në kolegjin ‘Skidmore’, ku si temë do të jetë raca, statusi dhe familja e saj si dhe marrja e medieve me të.

Kjo është ideja e profesoreshës Carolyne Chernoff , e cila thotë se do të studiohet ngritja e saj si një yll i Disney-it e deri te sjelljet e saj në ditët e sotme. Po ashtu, do të studiohet edhe ndikimi i babait të saj si figurë e autoritetit.

“Do të flasim për atë se si është të jesh grua në mediet e sotme, si përdoret figura femërore. Do të sqarojmë se çfarë do të thotë të jesh një vajzë e keqe”, ka sqaruar ajo.

Edhe pse me lehtësi do të mund të studioheshin edhe Beyone dhe Kanye West, Miley duket si një yll pas së cilës fshihen shumë probleme të pazgjidhura.

“Studentët do të kenë mundësi të komentojnë se si e shohin ata ndikimin e të famshmëve dhe cili është ndikimi i tyre”, ka shtuar ajo. Inspirimi për këtë ka ardhur pas paraqitjes së saj në ceremoninë e çmimeve “VMA”, ku Miley ka marrë shumë kritika negative për paraqitjen e saj provokuese në skenë, sidomos vallëzimi i saj erotik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)