Miley Cyrus këndon me të brendshme

New York, 11 mars - Kur del në skenë gjithmonë vesh shumë pak rroba, por kësaj here Miley Cyrus u paraqit vetëm me të brendshme gjatë një koncerti të turit të saj Bangerz, pasi pretendon se nuk arriti dot të ndërrohej në kohë për këngën e radhës.
Këngëtarja u justifikua në Twitter duke thënë që nuk mund të linte pa kënduar këngën me titull 23.
Nuk arrita të ndërrohesha shpejt dhe nuk mund të qëndroja prapa kuintave kur nisi kënga 23, kështu që dola vetëm me të brendshme.
Është e para herë që më ndodh diçka e tillë. I dua shumë fansat e mi dhe nuk mund ta humbja këngën. Spektakli duhet të vazhdojë.