06 Maj 2024

Middleton, ndër personazhet më elegantë

Los Angelos, 6 gusht - Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, Michelle Obama, Carla Bruni Sarkozy e Lady GaGa janë ndërmjet emrave që janë klasifikuar në listën e përvitshme të \"Vanity Fair USA\", dedikuar personazheve me elegantë, por edhe atyre që janë krijues në aspektin e pamjes.

Gruaja e mbretit të ardhshëm të Anglisë, zonja e parë e Amerikës, por edhe Lady GaGa janë në këtë listë ndër personazhet femra më elegantë dhe interesantë.

Ndërkohë çmimin ndërkombëtar për personazhin VIP të veshur më bukur e mban zonja e parë e Francës Carla Bruni Sarkozy,e cila është shtatzënë.

Në vend të dytë është gruaja e emirit të Katarit,e treta dukesha e Cambridge, ndërsa në vend të nëntë është princesha e re e Monaco-s, Charlene, të cilës jeta prej princeshe nuk duket se po i shkon edhe aq bukur, transmeton Top Channel.

Ndërsa për burra ndër me elegantët janë Justin Timberlake, Colin Firth dhe Marcus Samuelsson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)