03 Maj 2024

Megan Fox tregon shtatzanin

Hollywood, 28 qershor - Më në fund mund të thuhet se Megan Fox po pret fëmijë. Zërat në media që nuk janë konfirmuar kurrë nga vetë aktorja janë vërtetuar me anë të disa fotove që i janë bërë protagonistes së ‘Transformers’ në plazh.

Fox aktualisht po kalon disa ditë pushimi me bashkëshortin e saj Brian Austin Green në Hauai. Më 24 qershor çifti festoi përvjetorin e dytë të martesës.

Në një intervistë të disa kohëve më parë Fox ishte shprehur për ‘E!news’ se do i pëlqente të kishte fëmijë: “Nuk kam planifikuar asgjë, por do të ndodhë një ditë sepse më pëlqejnë fëmijët.”

Zërat se Megan Fox po priste një fëmijë kanë lindur në fillim të këtij viti, por kurrë nuk janë konfirmuar nga aktorja apo personat pranë saj.

Madje bashkëshorti Brian Austin Green i përgënjeshtroi të tilla lajme në muajin maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)