07 Maj 2024

Megan Fox reklamon veten

Hollywood, 4 maj - Aktorja amerikane, Megan Fox, realizoi disa fotografi joshëse, në kuadrin e një fushate publicitare për një kompani teknologjike amerikane.

25-vjeçarja e “Transformers” u zgjodh si fytyra e re e kompanisë elektronike “Sharper Image”, por duke gjykuar nga fotografitë, ajo ishte duke reklamuar shumë më tepër se sa vetëm kompaninë në fjalë.

Megan, e cila besohet se është duke pritur fëmijën e saj të parë, u shfaq në fotografi me të brendshme të zeza, mbuluar nga një bluzë e bardhë, ndërsa mban në dorë një produkt të Sharper Image.

Kompania në fjalë është e specializuar në një gamë të gjerë produktesh, që nisin që nga elektronika, pajisje fitness, kozmetikë dhe orendi shtëpiake. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)