18 Maj 2024

Megan Fox, në formë të shkëlqyer

Los Angelos, 16 janar - Megan Fox i është rikthyer formës së shkëlqyer pas lindjes së djalit të saj Noah katër muaj më parë dhe nëna e re ka treguar krenare trupin e saj në kopertinën e revistës ‘Esquire’.

Aktorja 26-vjeçare, e cila konsiderohet nga shumë meshkuj si femra më seksi e planetit, theksoi në intervistën për këtë revistë se nuk ndihet mirë të shihet vetëm si një “sex symbol”.

“Dua që të kujtohem si një aktore e talentuar. Deri tani kam qenë vetëm një figurë, një imazh, një pozë… Dua që kjo gjë të ndryshojë”, shprehet Fox, e cila theksoi se bën një jetë shumë të “pastër”.

“Nuk marr pilula, nuk më pëlqen alkooli dhe nuk më pëlqen të humbas kontrollin në publik”, deklaroi aktorja e cila u bë e famshme për interpretimin në filmin ‘Transformers’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)