06 Maj 2024

Megan Fox, ndihmë për rritjen e fëmijës

Los Angelos, 18 dhjetor - Megan Fox ka pranuar në një emision televiziv amerikan se ka punësuar një grua për ta ndihmuar me djalin e saj 2-muajsh.

Aktorja e bërë e famshme në sagën ‘Transformers’, theksoi: “Unë dhe Brian Austin jemi shumë të lumtur që kemi mes nesh Noelin tashmë. Gjithsesi, rritja e një fëmije qenka më e vështirë nga ç’prisja.”

“Në fillim mendova se mund t’ia dilja vetë mbanë, por ishte e pamundur. I kisha mbivlerësuar aftësitë e mia. Unë dhe Brian u rraskapitëm dhe i thashë se nëse nuk merrnim dikë për ndihmë, do të divorcoheshim. Nuk po flinim dot më dhe po të vazhdonim ashtu, do të vrisnim njëri-tjetrin”, theksoi Megan Fox.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)