03 Maj 2024

Megan Fox mahnit me gjoksin e saj

Hollywood, 19 shtator - Gjoksi i aktores Megan Fox ishte “pikë e diskutimit”, në filmin e saj të ri.

Aktorja, e cila është e martuar me Brian Austin Green insiston se veshjet e saj “Friends with Kids” janë më të përmbajtura se sa zakonisht janë mësuar njerëzit ta shohin atë, por sytë e shikuesve do të vazhdojnë të tërhiqen nga “pasuritë” e saj.

“Edhe pse gjoksi im është pikë e diskutimit në film, veshjet janë të përshtatshme. Ky ishte përjashtim sepse unë zakonisht kam një gardërobë të egër”, tha ajo.

Megan gëzon martesën me Brian-in dhe veçanërisht gëzohet kur burri i saj e zgjon atë me një filxhan kafe në ditët kur ajo punon.

“Unë e bekoj shpirtin e tij kur ai e bën këtë për mua”, tha bukuroshja Megan Fox.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)