06 Maj 2024

Megan Fox ka gjoksin më të bukur

Hollywood, 23 dhjetor - Leslie Mann është shprehur se Megan Fox ka gjoksin më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë.

Aktorja komike ka interpretuar së bashku me bukuroshen brune në filmin komedi ‘This Is 40’ dhe e ka parë nga afër kolegen e saj duke u mahnitur aq sa për ta thënë në një intervistë për ‘Yahoo Movies’.

“Megan ka gjoks të mrekullueshëm. Më të bukurin që kam parë ndonjëherë”, theksoi Mann, e cila interpreton në film një pronare dyqani, ndërsa 26-vjeçarja Fox luan rolin e shitëses.

Në një skenë, Mann prek gjoksin e Fox pasi e ka të pamundur ta besojë që është i vërtetë.

“Unë i mbroj shumë aktoret e reja dhe doja që ta xhironim këtë skenë sa më shpejt sepse ajo ndoshta ndihej në siklet. E dija që rreth e rrotull kishim djem që po e çlironin fantazinë në ato momente, kështu që ia vesha shpejt bluzën”, deklaroi Mann.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)