05 Maj 2024

Mediat maqedone: Shakira është me origjinë maqedonase

Shkup, 30 qershor - Disa nga mediat maqedonase kanë shkruar se ylli botëror i muzikës pop, Shakira është me origjinë maqedonase, nga ana e babait.

Mediat maqedonase nuk kanë dhënë detaje mbi origjinën e këngëtares së mirënjohur, e cila është nga Kolumbia. Sipas të dhënave skandaloze të siguruara, thuhet se Shakira ka gjysmë origjinë maqedonase dhe gjysmë kolumbiane.

Ashtu siç thuhet nga thashethemet e mediave, ajo ka një baba gjysmë libanez dhe gjysmë maqedonas, por asgjë nuk thuhet se nga është krijuar ky heterogjenitet.

Javën e kaluar ajo u takua në Jerusalem me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov në kuadër të Samitit të ambasadorëve të vullnetit të mirë të organizuar në Izrael.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)