21 Prill 2025

Me 20 dhe 21 mars nis Kosova international fashion week 2013

Prishtinë, 8 mars - Edhe pak ditë na ndajnë nga njgjarja me e madhe e modes në Kosovë, e cila vjen edhe këtë vite me krijimet me të reja të dizajnerave dhe shtëpive me të mëdha të modës nga gjitha trojet shqiptar por edhe nga vende të ndryshme të Botës.

Dizajner nga, Italia, Kroacia, Turqia, Maqedoni Zvicrra etj., si dhe butiqet me exluzivitetet me te famshme botërore që gjenden në Kosovë do të jenë pjesë e 5 nëtëve të javës se modes.

Me shumë së 50 modele do të jenë pjesë e ketij eventi madhështore ku 20 prej tyre do të jen modele të famshme botërore të cilat vine nga vende të ndryshme të botes për ta bërë kështu javën e modës në Kosovë një javë mode Internacionale ku kryefjala e 5 nëtëve të këtij spektakli do jetë moda e fundit e veshjeve që do të prezantohet nga 22 pjësmarres në këtë eveniment.

Fotograf zyrtar i javes se modes në Kosovë edhe këtë vite do të jetë Fotografi me i njohur Avni Selmani gjithashtu janë perzgjedh edhe 25 fotograf të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria që do të bëjn foto gjatë 5 nëtëve te eventit.

Si çdo vitë tjetër edhe ketë vite Java e modes mban vulen e agjencionit me te madhe te modes në Kosovë Gecjan fashion Group dhe Rtv 21.

Kosova international fashion week 2013 do te mbahet me 20 dhe 21 mars ne qendren me te madhe tregtare ne Ferizaj, Mentori center per te vazhduar me date 22/23 dhe 24 marse ne sheshin 21 ne Prishtine, nga ora 20.

Hyrja ne kete eveniment do te jete vetem me ftesa dhe në të pritet te jen te ftuar per 5 nete me rradhe mbi 4000 mysafire.

Në naten e fundit të këtij eventi me date 24 marse do te ketë edhe nje loje shperblyese per te gjith mysafiret qe e kan vizituar javen e modes, do të ndahen 20 fustana exluzive ne vlere deri ne 8000 euro dhe shume shperblime te tjera.

Kosova international fashion week 2013 për të pestin vite me rradhe u jep mundesin me të mirë të gjitha vajzave që duan te duken bukur dhe ne koherenc me moden e fundit qe te perzgjedhin veshjen e tyre të preferuar gjat kohes se realizimit te javes se modes si dhe gjat kohes se transmetimit për 5 nëtë me rradhë në RTV 21.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)