Me 14 shtator nis Albaniada
Prishtinë, 11 shtator - Kompania Modus mbajti sot konferencë për media ku shpalosi para gazetareve projektin e edicionit të 2-të të “Albaniada" - Sportet dhe Lojërat Tradicionale shqiptare e cila do te mbahet me datën 14 dhe 15 Shtator, në fshatin Kukaj afër Prishtinës.
“Albaniada” – synon gradualisht të dokumentojë të gjitha sportet si individuale ashtu edhe ato kolektive që gjeneratat e reja të njoftohen me lojërat që të parët tanë i kanë luajtur. Gjithashtu Albaniada synon që me kohë të jetë edhe një eveniment që do të tërheqë interesimin e turistëve por edhe kureshtarëve të tjerë nga rajoni dhe bota.
“Deri sa ne Edicionin e parë të Albaniades kryesisht u be prezantimi i këtyre lojërave dhe sporteve përmes ansambleve, sivjet do te këtë dy linja kryesore në të cilat do të zhvillohet Albaniada. Lojërat me karakter garues, ku do te garojnë individ të ndryshëm që janë paraqit përgjatë konkursit dhe ekipe të formuara për te garuar ne lojërat ekipore si dhe lojërat që nuk kanë karakter garues, që do të prezantohen përmes Ansambleve, ” tha Ekrem Tahiri, organizator i Albaniades.
“Kjo ngjarje do të jetë shumë argëtuese dhe njëkohësisht edhe informuese në lidhje me sportin, kulturën, trashëgiminë dhe argëtimin që ka pasur populli ynë me shekuj, shtoi Tahiri.
“Me ketë rast, dëshiroj të falënderoj të gjithë përkrahësit e Albanaides, ne veçanti, Ministrinë e Kulturës Rinise dhe Sporteve dhe IPKO-n, pa te cilët nuk do te ishte i mundur te mbahet ky edicion”, përfundoi Tahiri.
Ne edicionin e dyte të Albaniades janë përcaktua 23 gara ne te cilat do te garohet te gjate dy ditëve. Për fituesit apo garuesit me te mire do te ndahen medalje te krijuara enkas për këtë eveniment.
Albaniada synon që të bëhet një ngjarje tradicionale dhe të jetë një arenë ku do të mbledh të gjithë dashamirët dhe adhuruesit e këtyre sporteve dhe lojërave të vjetra Shqiptare nga të gjitha trojet e Shqiptare.