22 Prill 2025

Mbyllet konferenca e 38-të e Trashëgimive Botërore

Doha, 26 qershor - Konferenca e 38-të e Trashëgimive Botërore u mbyll në mbrëmjen e së mërkurës në Doha, kryeqytetin e Katarit.

Në konferencë iu bë thirrje mbarë globit të shtohen forcat për mbrojtjen e trashëgimive botërore dhe të arrihet harmonia midis veprimtarive të njeriut dhe mbrotjes së natyrës.

Në këtë konferencë, që u hap më 15 qershor, morën pjesë 1300 përfaqësues nga 131 vende, duke përfshirë 21 vende anëtare të këshillit të konferencës.

Pjesëmarrësit diskutuan kryesisht për mbrojtjen e trashëgimive botërore dhe për garantimin e fondeve për mbrojtjen e trashëgimive natyrore dhe kulturore në nivele të ndryshme si dhe studiuan realizimin e marrëveshjes harmonike midis veprimtarive të njeriut, mbrotjes së natyrës dhe trashëgimit të kulturës.

Në këtë edicion, u miratua kërkesa e Kinës për përfshirjen e tre objekteve në Trashëgimitë Botërore, si Kanali i Madh, zona karstike dhe Rruga e Mëndafshit.

Kështu 47 objekte kineze përfshihen në listën e Trashëgimive Botërore, shifër kjo që e radhit Kinën në vendin e dytë në botë, pas Italisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)