01 Maj 2024

Mbahet panairi i dasmave dhe ngjarjeve, i pari në Kosovë

Prishtinë, 7 prill - FESTO mban emrin panairi i parë në Kosovë, i cili do të bashkoj në një vend industrinë e organizimeve dhe manifestimeve, duke u krijuar hapësirë për ekspozim bizneseve për prezentimin e fustaneve të nusërisë, prezantimin e ftesave të dasmave, fotografëve, video produksioneve, industrisë së estetikës, bizneseve të cilat përgatisin ëmbëlsira për evente, dekoreve, lulishteve, argjendaritë, sektorin e hotelerisë, gjegjësisht sallat e dashmave, agjensionet turistike dhe bizneseve të cilat krijojnë hapësira të festës përmes tendave.

Hapja e panairit, i cili mbahet në Golden Imperial në Prishtinë, do të bëhet në ora 11:00 më datë 7 prill.

Në fjalën e hapjes, pritet të jetë prezent Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kurse në vijim të aktivitetit të hapjes, me një fjalë rasti do të prezantojnë edhe organizatorët e panairit, znj.Agnesa Vuthaj si dhe Ekrem Tahiri nga kompania “MODUS”.

Në panair do të prezantojnë më shumë se 20 kompani nga industria e eventeve. Panairi do të jetë i hapur në datat 7 dhe 8 prill.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)