Mbahet manifestimi rajonal i poezisë Trekëndëshi Poetik i Paqes

Prishtinë, 24 qershor - Sot në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët Bajram Curri në Shurdhan, fshat qendror I trekëndëshit kufitar, mbahet manifestimi rajonal i poezisë, Trekëndëshi Poetik i Paqes, edicioni i shtatë 2017.
Manifestimi mbahet në kuadër të Ditës se Lirisë së Kosovës si dhe figurës se kreshnikut të maleve, Idriz Seferi, të cilit i përkushtohet ky edicion, si një nga prijësit më të spikatur të luftërave për liri dhe pavarësi gjatë viteve 1908 1912.
Manifestimi mbështetet në mënyrë modeste nga MKRS departamenti i kulturës si dhe Komuna e Gjilanit, ndërsa organizohet nga Ars Clubi Beqir Musliu, me seli në Gjilan.