Mbahet konferencë shkencore për nderë të Ferhat Dragës

Mitrovicë, 8 shtator - Shoqata “Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizon konferencë shkencore për nderë të 137-vjetorit të lindjes dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës.
Konferenca do të mbahet sot në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Konferenca shkencore kushtuar Ferhat Dragës, Kryetar i “Bashkimi” ka për qëllim ndriçimin e; Luftës për çlirimin kombëtar nga zgjedha shekullore serbomadhe, Dëshmive historike nga arkivat e shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sanxhakut dhe Turqisë, biografisë së Ferhat Dragës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kontributi i tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve në mbrojtjen humane të popullit shqiptarë dhe boshnjak në Kosovë e Sanxhak, në periudhën kohore 1918-1945.