19 Maj 2024

Matt Damon refuzon të punoj si regjisor për fëmijë

Hollywood, 4 janar - Matt Damon ka zbuluar se refuzoi ofertën për të qenë regjisor i filmit ‘Promised Land’ për të kaluar më shumë kohë me katër fëmijët e tij.

Aktori ka shkruar skenarin dhe ka qenë producent i këtij filmi ku interpreton edhe vetë, por edhe pse fillimisht kishte ambiciet për të qenë edhe regjisori i projektit, u tërhoq për të mos lënë vetëm familjen.

“Vendosa që të mos isha regjisori sepse kisha kohë që isha larguar nga fëmijët dhe mendova se ishte koha të kthehesha e të qëndroja me ta”, tha protagonisti i ‘Bourne Legacy’ për collider.com.

“Në 15 dhjetor bëra ditën e fundit të punës për vitin 2011 dhe vendosa t’i përkushtohem shtëpisë. Nëse do të isha regjisori i filmit, do të kthehesha në punë në datën 2 janar të vitit 2012. E kuptova që s’mund t’i lija sërish fëmijët”, shtoi Damon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)