Mariah Carey fejohet me James Packer

Nju Jork, 22 janar - Këngëtarja e njohur Mariah Carey është fejuar me të dashurin e saj milioner James Packer dhe shumë shpejt pritet martesa e tyre.
Kjo gjë u konfirmua nga burime të ET-së sipas së cilave Packer e kërkoi këtë gjë nga ajo të enjten në mbrëmje në qytetin e Nju Jorkut.
Përndryshe kjo do të jetë martesa e tretë për Packer, i cili i ka tre fëmijë nga martesa e tij me modelen dhe këngëtaren Erica Baxter.
Carey ishte e martuar me aktorin dhe komedianin Nick Cannon gjatë viteve 2008-2014, me të cilin i ka binjakët kater vjeçar Monroe dhe Moroccan.