21 Prill 2025

Mamaja 58-vjeçare e Kimit, nudo për ‘Playboy’

Nju-Jork, 28 mars - Mamaja e Kim Kardashian ka vendosur që të mos qëndrojë më në hijen e së bijës dhe së shpejti do të pozojë nudo për revistën ‘Playboy’ pasi në moshën 58-vjeçare mendon se është “në formën e saj më të mirë fizike”.

Kris Jenner është në negociata me revistën e famshme për të rritur pasi kërkon me çdo kusht t’i tregojë botës se nga e kanë origjinën “asetet” e vajzës së saj të famshme.

Kohët e fundit 58-vjeçarja ka postuar në Instagram foto me bikini dhe duke parë që këto foto janë pëlqyer shumë ka vendosur të pozojë nudo.

Zëdhënësi i ‘Playboy’-t nuk ka pranuar të komentojë këtë lajm duke thënë për mediat rozë amerikane se “revista nuk komenton kurrë lajme të tilla”..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)