Madonna theu rekordin e Presley

Los Angelos, 3 prill - Albumi i fundit i Madonna-s MDNA, sapo hyri në listat klasifikuese muzikore në Britaninë e Madhe, u rendit menjëherë në vendin e parë, duke u bërë CD e 12-të e këngëtares që ka arritur deri në Top Hits Paradë.
Në këtë mënyrë artistja u bë interpretuesja më e suksesshme solo në historinë e listave klasifikuese muzikore britanike, duke parakaluar Mbretin e Rock and Roll-it - Elvis Presley, albumet e të cilit janë ngjitur deri në piedestalin e Hits Paradë të Britanisë së Madhe 11 herë.