19 Maj 2024

Madonna ndërton 10 shkolla në Malaui nga fondacioni i saj

Lilongwe, 29 dhjetor - Vazhdon angazhimi humanitar i këngëtares Madonna në Malaui. Fondacioni i saj, Raising Malaui, ka komunikuar se falë yllit të popit janë ndërtuar 10 shkolla, ku do të kenë akses të paktën 4870 persona.

Këngëtarja ka ndërmarrë kështu një nismë të re filantropike që përbën, sipas saj, një hap të madh përpara për zhvillimin personal të fëmijëve dhe për atë të vetë Malauit.

Dy vjet më parë këngëtarja kishte nisur një projekt prej 15 milionë dollarësh për ndërtimin e një shkolle vetëm për vajza, të cilin e braktisi duke zgjeruar angazhimin e saj.

Vetë Madona është shprehur e kënaqur për faktin që ky projekt, i realizuar në bashkëpunim me një OJQ amerikane, po jep frytet e tij.

“Në një vend ku vajzat e kanë të vështirë aksesin në arsim, më jep kënaqësi fakti se gjysma e studentëve të këtyre shkollave do të jenë vajza”, ka thënë ish-vajza materialiste.

Fondacioni i saj ka shtuar se gjashtë shkolla janë tashmë operative, ndërsa të tjerat do të hapin dyert në janar të vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)