30 Prill 2024

Madonna: Lady Gaga ka kopjuar një këngë timen të vitit 1989

Los Angelos, 14 janar - Gjatë një interviste me gazetaren Cynthia McFadden, këngëtarja Madonna është shprehur e bindur se Lady Gaga ka kopjuar një këngë të sajën të vitit 1989.

Përpara telekamerave të ABC, “vajza materialiste” ka folur edhe për të dashurin e ri të saj, për performancat artistike, për albumin e ri që del në mars dhe për trasgresiven Lady Gaga.

“Kam mbetur e habitur nga ngjashmëria mes ”Born this way” dhe këngës sime “Express Yourself”. Mendova, c’mënyrë e bukur për të riprodhuar këngën time! Dua të them se është shumë interesante”, ka deklaruar Madonna.

Pavarësisht se fjalët janë elegante, këngëtarja 53-vjecare lë të kuptohet se 25-vjecarja Stefani Germanotta ka kopiuar nga fillimi deri në fund këngën e saj.

Ajo e akuzon gjithashtu se ka shkaktuar një betejë të vërtetë në Twitter. Fansat e dy këngëtareve janë sfiduar me batuta ofenduese.

Për disa, të dyja këngët “Born this way” dhe “Express yourself” janë “pothuajse njësoj”, ndërsa për të tjerë ato “as që krahasohen” me njëra-tjetrën.