16 Maj 2024

Madonna i ka kërkuar një tjetër puthje Britney Spears-it

Los Angelos, 9 prill - Madonna i ka kërkuar një tjetër puthje Britney Spears-it dhe këtë gjë e ka bërë nëpërmjet profilit të saj në Twitter.

“Të lutem, hip sërish me mua në skenë dhe puthmë edhe një herë tjetër. Më ka marrë malli!”, shkroi diva e muzikës.

Pa kaluar shumë kohë erdhi edhe përgjigja e Spears: “Ide shumë tunduese.” Por bashkëbisedimi nuk përfundoi me kaq.

“Do më bësh të lodhem shumë për ta arritur këtë gjë?”, pyeti Madonna dhe përgjigja ishte: “Sigurisht që po.”

Më tej Madonna i dërgoi mesazhe Katy Perry-t, të cilës i kërkoi të vinte për ta parë në koncertin e saj të ardhshëm, ndërsa regjizorit Quentin Tarantino i kërkoi që të drejtonte videoklipin e ri me titull ‘Gang Bang’.

Puthja e famshe mes dy këngëtareve ka ndodhur 9 vite më pare gjatë ndarjes së çmimeve nga MTV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)