06 Maj 2024

Madonna do të zhvillojë një megakoncert në Zagreb

Zagreb, 9 shkurt - Madonna do të zhvillojë një megakoncert në Zagreb, në stadiumin \'\'Maksimir\'\' më 11 qershor, njofton media kroate, ndërkohë që shton se ardhja e yllit të pop-it tashmë është konfirmuar.

Madonna do të zhvillojë një koncert gjigant në kryeqytetin kroat në kuadër të turneut botëror, ku do të promovojë albumin se saj të ri, \"MDNA\". Madonna do ta nisë turneun me koncertin në Tel Aviv, më pas në Londër, Milano dhe Berlin, për të vazhduar në Amerikën Veriore.

Pritet që ky të jetë turneu më fitimprurës në karrierën e saj. Në turneun e fundit, gjatë të cilit u ndal edhe në Budva, ajo fitoi 408 milionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)