06 Maj 2024

Madonna bëhët nervoze për performancen në Super Bowl

Londër, 3 shkurt - Po pritet me padurim performanca e Madonnës për Super Bowl, e cila është në program më 5 shkurt.

“Ndihem tepër nervoze si asnjëherë tjetër”, - ka qenë ky komenti i këngëtares për CNN, e cila do të këndojë “Give Me All Your Luvin”, këngën e saj të re të albumit “MDNA” që do të publikohet më 26 mars.

Nervozizmi është shtuar për këngëtaren dhe nga komenti i Elton John: “Të mendojë për sinkronizmin e buzëve me këngën në playback”.

“Jam nervoze pasi bëhet fjalë për Super Bowl, apo e thënë ndryshe si ajo çka është e shenjtë për të gjithë Amerikën – theksoi ylli i muzikës pop – Perfomanca ime do të jetë diçka mes shfaqjes dhe një riti kishe: do të bëj një predikim për miliona persona dhe do të ketë një impakt të fuqishëm mbi ata”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)