30 Prill 2024

Maddona e dashuruar me 24-vjeçar Brahim Zaibat

Los Angelos, 13 janar - Maddona ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Brahim Zaibat, një balerin 24-vjeçar, në një intervistë televizive për ‘Nightline’.

53-vjeçarja tha se nuk ishte ajo që zgjodhi të binte në dashuri me një djalë të ri, sidomos me një djalë 29 vjet më të ri në moshë.

“Nuk është se kisha në plan të lidhesha me një mashkull më të ri. Thjesht ndodhi. Takova dikë që më hyri në zemër dhe ky person ishte 24 vjeç. Kjo është e gjitha”, u shpreh mbretëresha e pop-it.

Madonna, nënë e katër fëmijëve,dy prej te cileve te adoptuar shpjegon se ndjente nevojën e një partneri në jetën e saj:

“Nuk dua të kaloj jetën e vetme. Më pëlqen shumë roli i nënës, fëmijët më mbushin dhe më frymëzojnë, por kam nevojë për një partner në jetë dhe besoj se këtë nevojë e ndjejnë të gjithë.”