30 Prill 2024

Lopez rrëzohet gjatë zbritjes së shkallëve

New York, 26 tetor - Një e papritur e vogël i ka ndodhur këngëtares Jennifer Lopez gjatë një konference për shtyp të mbajtur për fondacionin e bamirësisë “Maribel”.

Lopez është penguar dhe rrëzuar gjatë zbritjes së shkallëve. Vetëm ndërhyrja e shpejtë e truprojave ka bërë që këngëtarja 42 vjeçare të mos pësonte një rënie katastrofike.

Pas kësaj ngjarje që kaloj pa ndonjë lëndim Lopez është ngritur ngadalë dhe ka vazhduar normalisht mbrëmjen duke buzëqeshur dhe duke firmosur autografe.

Fondacioni i bamirësisë “Maribel” për ndihmë fëmijëve në vështirësi është krijuar nga këngëtarja Jennifer Lopez së bashku me motrën e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)