Lopez këndon për diktatorin e Turkmenistanit
Përfaqësuesi i Lopezit ka thënë se këngëtarja e njohur amerikane nuk do të këndonte në ditëlindjen e presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, po të dinte se në këtë vend ka shkelje të të drejtave të njeriut.
Këngëtarja ka marrë pjesë në festën e së shtunës, duke kënduar këngën e ditëlindjes për presidentin.
Deklarata e lëshuar nga ekipi i saj thotë se ngjarja “nuk ka qenë e natyrës politike”.
Bëhet e ditur se festa është sponsorizuar nga një korporatë kineze, e cila bën biznes në Turkmenistan.
Organizata Human Rights Watch radhit Turkmenistanin në mesin e vendeve më represive të botës.
Mediat thonë se Lopez është paguar 1 milion dollarë për performancën e saj.