18 Maj 2024

Lohan rrezikon sërish burgun

New York, 15 janar - Lindsay Lohan rrezikon sërish burgun. Aktorja problematike amerikane, mund të burgoset pas shkarkimit që i bëri përfaqësueses së saj ligjore, Shawn Holley pikërisht në momentin kur para gjykatës do të paraqisë një kërkesë që do të mbante atë larg qelisë.

TMZ thotë se Holley i zëvendësua nga një tjetër avokat. 26-vjeçarja është shoqëruar në gjashtë vitet e fundit të jetës së saj nga skandale që kanë pasuar njëri-tjetrin dhe Holley e ka shoqëruar atë në 19 seancat gjyqësore.

Shumë mendojnë se ka qenë pikërisht ajo që e ka mbajtur larg qelisë në pjesën më të madhe të rasteve, ndërkohë që së fundmi, fati i Lindsay do të vendoset nga provat dhe balancat mes dy aksidenteve rrugore ku ajo ka qenë protagoniste, njëri në New York dhe tjetri në Californi.

Dënimi maksimal që ka marrë Lohan ishte 3 muaj burg, nga të cilët kreu 30 ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)