21 Prill 2025

Lohan del nga rehabilitimi

New York, 1 gusht - Lindsay Lohan doli nga rehabilitimi ditën e martë pasi plotësoi trajtimin 90-ditësh të urdhëruar nga gjykata.

Aktorja 27-vjeçare është fotografuar në dalje të klinikës në Malibu të Kalifornisë dhe nga pamjet duket e qeshur dhe e shëndetshme.

Por, ‘TMZ’ ka bërë të ditur se Lohan do të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në një tjetër klinikë rehabilitimi para se të përballet me botën.

Burime për ‘TMZ’ kanë thënë se kësaj here Lindsay ka ndryshuar vërtet dhe duket një tjetër njeri.

Aktorja do të jetojë në New York, por para se të rinisë jetën normale, do të kalojë edhe 3-4 ditë në një klinikë rehabilitimi të një niveli më të ulët.

Gjykata urdhëroi Lindsay Lohan të hynte në rehabilitim për një periudhë 90-ditore pasi ajo gënjeu oficerët e policisë për një aksident me makinë që e kishte shkaktuar vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)