21 Prill 2025

Lobohet për gjuhën shqipe në Britani

Londër, 12 qershor - Lobimi për njohjen zyrtare të gjuhës shqipe si lëndë mature në shkollat angleze ka arritur në dyert e Parlamentit britanik.

Në një takim të organizuar nga një prej shoqatave më të njohura dhe më aktive të komunitetit shqiptar në Londër, “Shpresa Program”, që drejtohet nga Luljeta Nuzi, deputete, por edhe personalitete të shoqërisë civile, biznesmenë shqiptarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptare në Britani, kanë theksuar rëndësinë që ka kjo nismë dhe përfitimet për fëmijët shqiptarë, në një komunitet i cili sa vjen e rritet.

Kjo nismë ka disa vite që ka marrë udhë dhe kriter për zyrtarizimin e saj është edhe grumbullimi i një fondi prej 100 mijë sterlinash, i cili do ta mundësonte formalizmin e njohjes së shqipes si provim mature apo GCSE, në kurrikulumin e shkollave angleze. Deri me tani janë mundur të grumbullohen nëpërmjet aktiviteteve të shumta 50 mijë sterlina, nga aktivitete bamirësie, lobime, apo donacione biznesmenësh shqiptare në Londër.

Ndërkohë në takim është njoftuar nga kryetari i Partisë Socialiste në Londër Lavdërim Krashi, se me angazhimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Punës, Erjon Veliaj deri tani është realizuar një kontribut prej 10 mijë sterlinash nga donatorë privatë për këtë kauzë jetike për gjeneratën e re të shqiptarëve të Britanisë.
Afati për zyrtarizimin e kërkesës është muaji nëntor.

Ndërkohë deputeti britanik Stephen Timms, ish-ministër në qeveritë laburiste, por edhe një nga deputetët më të votuar në Britani pas kryeministrit dhe mik i shqiptarëve ka thënë për “Top Channel” në Londër pas takimit se kjo nismë do të ketë sukses, po të nisësh nga rezultatet e punës ndër vite të “Programit Shpresa”. “Është një sfidë e ashpër njohja e gjuhës shqipe si lëndë mature dhe grumbullimi i fondeve. Nuk mund të them se është një punë e kryer, por besoj se do të jetë e suksesshme si nismë. Mendoj se angazhimi dhe vendosmëria është prezent për të garantuar suksesin”,  ka deklaruar deputeti Stephen Timms.

Takimi në Parlamentin britanik është faza më e fundit dhe ndoshta më e rëndësishmja i një fushate ndërgjegjësimi nga “Programi Shpresa” për bërjen e gjuhës shqipe si lënde mature në shkollat angleze, një nismë që ka arritur thuajse gjysmën e rrugës së saj, falë ndër të tjera, edhe një donacioni të qeverisë shqiptare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)