30 Prill 2024

Lively-Reynolds, çifti i ri në Hollywood

Hollywood, 24 tetor - Pas një romance që zgjati pak me aktorin Leonardo di Caprio, Blake Lively nuk ka humbur kohë, por e ka zëvendësuar protagonistin e ‘Titanic’ me një tjetër aktor.

Bëhet fjalë për Ryan Reynolds, ish-bashkëshortin e Scarlett Johansson dhe shokun e ngushtë të Sandra Bullock.

Të dy aktorët nuk kanë zyrtarizuar asgjë, por fotografët i kanë kapur disa herë netëve duke dalë bashkë.

Ditën e dielë, Reynolds e festoi 35 vjetorin e lindjes së tij bashkë me Lively dhe për mediat amerikane tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga protagonistët i historisë së dashurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)