05 Maj 2024

Lindsay Lohan, sërish në telashe

Los Angelos, 15 qershor - Pas përplasjes me një kamion që i shkaktoi probleme ligjore, tashmë është një fotograf ai që e ka denoncuar aktoren për përplasje me qëllim me automjetin e saj.

Ngjarja duket se ka ndodhur në vitin 2010 jashtë një diskoteke të Los Angeles. Fotografi Grigor Balyan e ka bërë denoncimin në janar të këtij viti.

Dokumentet e paraqitura në gjykatë janë publikuar në programin ‘E! News’ dhe sipas tyre Baylan kërkon rreth 12 mijë euro për shpenzimet mjekësore dhe dëme të tjera.

Në aspektin profesional, Lindsay Lohan do të interpretojë Elisabeth Taylor në filmin e saj më të fundit me titull ‘Liz And Dick’, film që përqendrohet në marrëdhënien mes aktores së famshme dhe uellsianit Richard Burton.

25-vjeçarja po xhiron aktualisht filmin në Kaliforni. Rolin e Burton do ta interpretojë Grant Bowler.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)