Lindsay Lohan sërish në telashe

SHBA, 19 shtator - Sërish telashë në horizont për Lindsay Lohan. Aktorja rrezikon të rikthehet pas hekurave pas rezultimit pozitive në një test anti-drogë të kryer pak ditë më parë.
Lajmi publikohet nga edicioni online i TMZ, ku thuhet se 24 vjeçarja rrezikon rikthimin në burg edhe për 30 ditë.
Vetëm para pak ditësh aktorja u lirua me kusht. Ajo ishte dënuar me 90 ditë burg pas vërtetimit të akuzave për përdorim lëndësh narkotike dhe për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
Nga ky dënim ylli hollivudian kreu vetëm pak ditë.