21 Prill 2025

Lindsay Lohan: Do ta marrë seriozisht kinematografinë

Los Angeles, 16 nëntor - 27-vjeçarja Lindsay Lohan, ka vendosur që të përqëndrohet te karriera e saj kinematografike.

Aktorja njihet jo pak për skandalet që lë pas kudo që shkon, ajo ka pasur mjaft probleme me abuzimin e pijeve alkoolike deri në atë masë sa humbiste kontrollin total të vetvehtes.

Është përfolur jo pak herë fakti se Lindsay, është përdoruese e rregullt e kokainës.

Aktorja është pjesë e shumë telasheve të tjera, të cilat kanë zgjuar shumë polemika mediatike dhe jo vetëm.

\"Më kapën me kokainë në moshën 20-vjeçare dhe që prej asaj kohe mediat më përshkruajnë si një konsumatore të rregullt të kokainës, ndërkohë që në të vërtetë mund të ketë ndodhur 4 ose maksimumi 5 herë që unë kam provuar drogën”,- ka thënë ajo.

Në një intervistë për \"Daily Mail\", rrëfen se po përpiqet në maksimum që të vendosë gjërat në vijë, madje për këtë po shmang edhe daljet e shpeshta para kamerave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)