06 Maj 2024

Leonora Jakupi kërkon debat me Adelina Ismajlin

Prishtinë, 5 shkurt - Këngëtarja Leonora Jakupi, ka demantuar pohimet e Adelina Ismajlit dhe ka kërkuar debat nga ajo, pas pohimeve kontraverse të kësaj të fundit të bëra ditë më parë.

Adelina Ismajli në emisionin Rubikon e thumboi tërthorazi Leonora Jakupin duke folur madje në emision edhe për rrahjen mes këngëtareve. Dhe, në emisionin Prive, ishte Leonora Jakupi ajo që akuzoi Adelinën se ka probleme me vetveten, duke kërkuar dhe debat të hapur me të.

“Nuk dua të merrem me njerëz që kanë probleme me vetveten, propaganda që ajo bën është e rrezikshme, e ftoj atë në debat të hapur”, theksoi Leonora.

Ndër të tjera Leonora shtoi se ajo nuk ka të dashur momentalisht, por nuk mohoi se ka dalur në takime. Ajo po ashtu mohoi realizimin e një dueti me Ermal Fejzullahun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)