03 Maj 2024

Leni Kravitz hedh në treg albumin “Amerika bardhë e zi”

New York, 19 shtator - “Amerika bardhë e zi” titullohet albumi më i fundit i Leni Krevitz. Artisti amerikan ka mëse dy dekada që është aktiv në skenat botërore.  Lenny Kravitz do të nisë një turne europian për të promovuar këngët e albumit të tij të fundit.

Ky album, i 9-ti i Lenny-it pason albumin e tij të vitit 2008 “Është koha për një revolucion në dashuri”.

“Unë kam kaluar një vit të mirë nëpër turne dhe jam marrë disa vjet duke realizuar ktë album . Nuk kam kaluar kohën duke  mos u marrë me asgjë. Por m’u desh kohë që të udhëtoj nëpër botë, të bëja punën time e të gjerja kohë për të realizuar albumin tim të ri”.

Kravitz regjistroi shumicën e albumit në shtëpinë e tij në Bahams, por ka punuar për këtë album edhe në Paris.

Sipas tij, mbas më shumë se 20 vitesh në biznesin muzikor albumi “Amerika bardh e zi” është një prezantim i vërtetë i asaj që ai është si muzikant.

“Unë pata mundësi që të provoja shumë gjëra të reja muzikore në këtë album dhe jam shumë i lumtur me atë që kam arritur”. – thotë ai.

Mbasi ka regjistruar të 16-të këngët e këtij albumi, Kravitz shpreson se adhuruesit e tij do t’i dëgjojnë këngët e tij, ndonëse mundet që jo të gjitha t’u pëlqejnë.

“Këtë album unë e kam bërë siç e kam ndjerë. Të gjitha këngët janë rrjedhim i idesë së albumit, ndaj unë ju këshilloj që njerëzit t’a përjetojnë  albumin si një të tërë. Por kjo është e vështirë për kohët tona pasi njerëzit janë shumë të ngarkuar me informacion. Unë kam pyetur njerëz psh që “ sa kohë keni që nuk keni dëgjuar një album muzikor nga fillimi në fund” dhe përgjigja e tyre ka qenë “ ka shumë vjet që e kam bërë një gjë të tillë”.

Gjatë dy dekadave që Kravitz ka krijuar muzikë, ka ndryshuar së tepërmi mëmyra se si njerëzit e dëgjojnë muzikën, por Kravitz thotë se pasioni i tij për muzikën është i njëjtë:

“Unë ende kam të njëjtin pasion për muzikën, siç e kisha kur isha një nxënës shkolle. Unë kam të njëjtin emocion si më parë kur hyj në një studio muzikore, mendoj se po mbaroi ky emocion, mbaron çdo gjë. Unë e dua punën që bëj”.

Albumi “Amerika bardhë e zi” është në treg. Leni Krevitz do të zhvillojë një turne duke promovuar këngët e këtij albumi në Europë nga data 15 tetor deri në 29 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)