21 Prill 2025

Lansohet projekti edukimi i aktivistëve për të drejtat e njeriut

Prishtinë, 16 maj - Sot, në Qendrën Kulturore dhe Informative te BE-së në Prishtinë  Organizata Alternativa për Fuqizimin e Rinisë së Kosovës me mbështetje të Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë,  lansoi projektin: “Edukimi i aktivistëve të rinj për të drejtat e njeriut”.

Bujar Gimolli  Anëtari i Ekipës Qëndrore Menaxhuese në hapje prezantoj  gjendja momentale në këtë fushë, qasjen që do të ketë projekti, aktivitetet të cilat do të ofrohen si dhe metodologjia dhe punës, po ashtu ai informoi përfaqësuesit e institucioneve relevante, vendore dhe ndërkombëtare  si dhe përfaqësues të shoqërisë civile për fazat e implementimit të projektit, grupet e synuara dhe objektivat që synohen të arrihen.

Pjesëmarrës tjerë ishin dhe Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z. Jan Braathu, Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëherësh profesoreshë po në këtë fushë  znj. Vjosa Osmani, shefi i sektorit për siguri njerëzore në MKRS z. Labinot Berisha, Koordinatorja nacionale e programit për mbrojtje sociale dhe parandalim të trafikimit me qënje njerëzore znj.Rrezarta Jashari.

Z. Gimolli theksoj se projekti për edukimin e aktivistëve të rinj ka dalë si kërkesë e pjesëmarrësve nga tryezat regjionale që janë mbajtur me qëllim të identifikimit të nevojave të sektorit rinorë dhe se ky projekt synon krijimin e rrjetit të bashkëmoshatarëve që janë të trajnuar për adresimin dhe marrje të iniciativave të përbashkëta avokuese.

Ambasadori Norvegjez Jan Braathu fillimisht përgëzoj për lansimin e projektit dhe para të pranishmëve prezantoj praktikat e mira ndërkombëtare e në veçanti nga shteti prej nga vjen. Ai po ashtu foli për rendësin e promovimit të aktivizmit qytetarë si mjet që ndihmon në shtytjen e iniciativave të mira.

Deputetja Vjosa Osmani, trajtoj këtë temën në disa rrafshe, ajo foli fillimisht për përgjegjësin institucionale për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, garantimin e zbatimit të frymës së Kushtetutës ku sipas saj Kushtetuta e Kosovës dhe Ligjet në Kosovë sa i përket kësaj fushe janë mjaft të avancuara por në praktik nuk realizohen.

Ajo ftoj të rinjtë në ndërmarrjen e iniciativave konkrete për të adresuar nevojat e grupeve të margjinalizuara.

Labinot Berisha shef i sektorit për siguri njerëzore në MKRS, përgëzoj AFRK-në për iniciativën e marrë dhe po ashtu falënderoj Ambasadën Norvegjeze për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e posaçërisht në atë që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.

MKRS në vazhdimsi punon dhe promovon këtë fushë por megjithatë është e nevojshme të ketë sa më tepër akter në këtë fushë dhe premtoj se përkrahja e sektorit që ai udhëheq do të jetë prezente.

Koordinatorja nacionale e programit për mbrojtje sociale dhe parandalim të trafikimit me qënje njerëzore znj.Rrezarta Jashari, theksoj se GIZ qe dhejtë vite punon për fuqizimin e rolit të të rinjëve si dhe premtoj se sektori që ajo udhëheq do ti mbështes iniciativat e tilla.

Alternativa për Fuqizimin e Rinisë së Kosovës është organizatë e cila qëllim kryesor ka ofrimin e shërbimeve dhe  nxitjen e bashkëpunimit mes të rinjve, ky projekt mbështetet nga Ambasada  Norvegjeze në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)