Lamtumirë skena të nxehta

Nju Jork, 8 maj - Xhirimi i skenave të tilla më ka nervozuar totalisht. I kam thënë agjentit tim se një gjë të tillë nuk dëshiroj ta xhiroj më kurrë, ka rrëfyer Vanessa Hudgens.
Vanessa ka folur edhe për jetën e saj private dhe ka deklaruar se për momentin nuk ka të dashur, por se do të dëshironte ta gjente një të tillë sa më shpejt të jetë e mundur.
E pranoj se për momentin nuk kam të dashur, por jam e interesuar ta gjej një sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi nuk jam mësuar të jam gjatë e vetme, ka deklaruar Vanessa.
Ajo me këtë rast i përgënjeshtroi edhe shkrimet e shumta të cilat pohonin se ajo është në lidhje me një aktor të njohur nga Hollivudi. Nuk kam të dashur për momentin.
Shkrimet se unë jam në lidhje me një aktor janë të pavërteta, edhe pse do të dëshiroja që kjo të ishte e vërtetë. Nuk e di pse merren aq shumë mediet e caktuara me mua, kur unë jam aq e hapur dhe për çdo risi në jetën time i informoj të gjitha mediet, ka thënë kjo bukuroshe.