Lady Gaga nis një lidhje të re me Christian Carinon

Los Angeles, 10 shkurt - Lady Gaga ka vendosur që të ec përpara e të shoh jetën pa Taylor Kinney! Këngëtarja italiano amerikane, konfirmohet të ketë nisur një lidhje të re.
Fatlumi në fjalë është Christian Carino agjent talentesh. Lajmin e konfirmon një burim për revistën People, ndërsa për herë të fundit bashkë i kemi parë më 28 Janar duke shkrepur foto e duke biseduar.
Duke marr parasysh intervistat e mëparshme të Gaga ku thoshte se ishte ende e dashuruar me Taylor Kinney, menduam se ajo dhe Christian ishin vetëm miq.
Përpara Gagës, Christian Carino kishte lidhje me yllin e Walking Dead, Lauren Cohan, ndërsa klientët e tij janë yjet më të mëdhenj të botës si Justin Bieber, Amber Heard, Christina Aguilera, Simon Cowell, Miley Cyrus and Jennifer Lopez.
Lady Gaga dhe aktori Taylor Kinney u fejuan më 14 Shkurt 2015, dhe u ndanë korrikun e vitit të kaluar pas 6 vitesh bashkë. Marrëdhënia e tyre mori fund në mënyrë miqësore, por në një postim që bëri në Instagram krijuesja e hitit Million Reasons, pranoi se ata po i jepnin njëri-tjetrit hapësirë dhe mbase do të ktheheshin sërish bashkë.
E të mos fokusohemi vetëm tek jeta private e Lady Gaga sepse mbi të gjitha ajo eshtë një artiste. Këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën më të re me titull John Wayne. Kënga ndodhet edhe në versionin klip, madje shumica e skenave është një cmenduri e vërtetë.