Lady Gaga në formë perfekte

New York, 8 qershor - Në fillim të vitit, Lady Gaga tronditi të gjithë fansat e saj me përmasat extra large dhe kilet e tepërta që kishte fituar, por tashmë këngëtarja është rikthyer sërish në formën e saj më të mirë.
27-vjeçarja tregoi trupin e saj me bikini teksa ndodhet për pushime në Meksikë së bashku me një grup miqsh.
Po të rikthehemi pas në kohë, pikërisht në shtatorin e vitit ta kaluar, këngëtarja dukej si mos më keq në skenën e një koncerti në Amsterdam.