02 Maj 2024

Lady Gaga me 10 milionë përkrahës në Twitter

SHBA, 16 maj - Lady Gaga është bërë personi i parë i njohur me 10 milionë ndjekës në rrjetin social Twitter.

Këngëtarja amerikane falënderoi adhuruesit e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.

Ajo tha: “10 milionë përbindësha! Mbeta pa fjalë. Ia dolëm mbanë! Është një sëmundje, sa shumë ju dua. Duke ikur nga Londra me buzëqeshje në fytyrë.”

Lady Gaga do të prezantojë Fundjavën e Madhe të Radio 1 të këtij viti, që do të organizohet në Carlisle.

Ylli u bë personi i parë të kalonte 9 milionë përkrahës në Twitter në mars dhe gushtin e kaluar ia kaloi edhe Britney Spearsit.

Britney Spears kryesoi vetëm për tre muaj pasi vendin e parë e zuri aktori hollivudian Ashton Kutcher.

Lady Gaga gjithashtu ka 24 milionë “like”, ose fansa, në Facebook, por mbetet mbrapa Eminemit dhe faqeve të Texas Hold’em Poker.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)