03 Maj 2024

Lady Gaga habit Melburnin me veshjet e saj

Melburn, 29 qershor - 26 vjeçarja Lady Gaga në koncertin që zhvillojë në Melburn të Australisë ka habitur fansat e saj, kur në skenë u shfaq me disa kostume ekstravagante.

Gaga, gjatë mbrëmjes, u ndërrua disa herë duke sjellë për publikun edhe shumë kostume të tjera po aq të rralla dhe të habitshme.

Këngëtarja që pas daljes me fustanin e saj prej mishi në MTV Video Music Awards të vitit 2010, ku shokoi publikun, nuk ndalet për të sjell në skenë veshje të çuditëshme dhe të papara ndonjëherë.

Tashmë, Gaga ka nisur turin e saj nëpër botë dhe sipas menaxherit të saj pas Australi do të nisë koncertet në Europë ku do të performojë në Finlandë, Suedi dhe Britaninë e Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)