04 Maj 2024

Lady Gaga do të performojë në Grammy Awards

SHBA, 13 janar - Lady Gaga ka konfirmuar se ajo do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy në shkurt, ku ajo pritet që ta prezantojë këngën e saj të re “Born This Way”.

Këngëtarja shfrytëzoi Twitterin për të konfirmuar se ajo do të performojë në Grammy Awards që mbahet më 13 shkurt. Edhe pse ishte spekuluar se ajo do të performonte në këtë ceremoni, koreografi i Gagas e konfirmoi lajmin me anë të Twitterit duke shkruar:

“Performanca në Grammy do jetë e jashtëzakonshme”.

Ndërkohë, spekulohet se edhe Britney Spears do te këndojë këngën e re “Hold It Against Me”, në ceremoninë që mbahet në Staples Center të Los Angelesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)