Kur Beyonce të shtynë të blesh një Toyota

Kaliforni, 23 mars - Shumë suksese po e ndjekin këngëtaren Beyonce. Pas reklamave për LOreal, H&M dhe Pepsi, Beyounce së fundmi ka marrë edhe një shumë të majme parash nga gjiganti japonez, Toyota.
Pas shkëlqimit në këngën Drunk in Love, Beyonce po ashtu shkëlqen edhe në reklamën e saj të fundit Get Going të Toyota-s.
Beyounce, në këtë reklame shfaqet në një biografi të shkurtër nga fëmijëria dhe rrugën e saj në botën e muzikës që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme.
Reklama e Toyota-s përfundon me përformancen e Beyonce para mijëra njerëzve.
Çdo ditë që zgjohem nga gjumi, unë e bëj një zgjedhje. Të mos e lë botën të vendosë për mua. Unë vendos për të shkuar para, thotë Beyonce në një pjesë te reklamës.