Kunis fsheh shtatzëninë

Las Vegas, 28 mars - Mila Kunis nuk e lë shtatzëninë e saj ti pengojë punën. Aktorja u shfaq përkrah Channing Tatum për të promovuar filmin e tyre të ri Jupiter Ascending, në një ceremoni në Las Vegas.
Aktorja 30-vjeçare u përpoq ta fshinte barkun paksa të fryrë teksa pozoi për fotografët me kolegun e saj.
Mila u shfaq shik me një fustan blu që tregonte më së miri linjat e saj dhe që shkonte shumë me këpucët e errëta dhe me xixa. Sa i përket grimit, ai vinte në dukje bukurinë natyrale të aktores me një makeup bronz dhe një buzëkuq të ndritshëm.
Bukuroshja brune u përpoq të mbante barkun e saj të fshehur duke vendosur para tij krahun gjatë gjithë kohës që pozoi përkrah Tatum.