03 Maj 2024

Kristen Stewart tradhëton Robert Pattinson

Hollywood, 25 korrik - Kristen Stewart tradhëton Robert Pattinson me prodhuesin e filmave Rubert Sanders, i cili është i martuar dhe dyfishi i moshës së saj.

Aktorja 22-vjecare e \"Twilight\" është fotografuar në krahët e drejtuesit të \"Snow White And The Huntsman\".

Revista \"US Weekly\" ka publikuar një foto të një momenti disi intim të Sanders dhe Stewart. Deri më sot Kirsten dhe Robert ishin shfaqur si çift ideal, por kjo ndodhi duket se do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Një burim tha për \"US Weekly\" se Kristen dhe Rupert, i cili është i martuar me modelen e British Vogue, Liberty Ross, kanë patur një lidhje intime me njëri-tjetrin.

\"Ishte vetëm një moment dobësie që nuk duhet të ndodhte. Kristen ndihet e shkatërruar dhe ajo nuk pranon se ka patur një lidhje me Rupert. Kristen nuk ka dashur të lëndojë askënd. Ajo është një vajzë e mirë, e cila bëri një zgjedhje të gabuar\", sqaron ky burim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)