19 Maj 2024

Kreatori më i mirë shqiptarë shkelqen edhe këtë vit

Prishtinë, 30 dhjetor - Për të gjashtin vite me radhë, Agjencioni me i madh shqiptar i modës “Gecjan fashion Group” në bashkëpunim me RTV 21 organizuan spektaklin tradicional, Kreatori më i mirë shqiptarë 2012.

Ky eveniment si çdo vit tjetër mblodhi në Sheshin 21, në Prishtinë adhurues të shumtë të modës te cilët kishin ardhur për të parë garën më të madhe të modës ne vend.

Në mesin e shumë kreatorëve që konkurruan për vendin e parë, 5 nga ta kishin fatin të hynin në finalen e madhe për t’i ballafaquar vlerat e tyre edhe për të konkurruar për çmimin e madh Kreatori më i mirë shqiptarë 2012.

Pesë finalistes e natës së fundit ishin: Pajtim Raci, Valentina Elshani, Selvije Syla, Manjola Zeneli dhe Resmije Terstena. Juria e Kreatorit më të mirë shqiptarë 2012 përbëhej nga personalitet te shquara te botes se modës dhe artit, nga Kosova dhe më gjerë.

Në jurinë e Kreatorit më të mirë Shqiptarë, kryetare e jurisë ishte kreatorja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova, ndërkaq anëtarët e tjerë të jurisë ishin: Suzana Mushkolaj - Drejtoresh në Dizajn Factory, Arton Mustafa - nga A2 grup, Mirije Braha - këngëtare, Rendiona Zeneli - Miss mbretresha shqiptare dhe Silvi Baltadori - pedagoge.

Ndersa në jurinë për vellon më të mirë të viti kryetare e Jurisë ishte: Nadire Zymberi – nga  shtëpia e modës Menakon, ndërsa anëtarë tjerë të jurisë ishin: Samid Kastrijoti - nga butiku Grof, Bora Balaj - nga Bora Fashion, Krenare Limani - nga salloni i bukurisë Dona dhe Keka, Ilir Balija - nga IB Events në diasporë dhe Lori - këngëtare.

Në ketë spektakël në cilësinë e mysafirit prezantuan veshjet e tyre butiku me ekskluzive në kryeqytet “Grof” dhe shtëpia më e madhe e modës në Kosovë, “Menakon”.

Modelet e agjencionit të modës Gecjan fashion Group, nga Kosova, Shqipëria dhe  vende të tjera u përkujdesen qe kreacionet e kreatoreve tanë të prezantohen se ma mire.

Në mesin e shumë te ftuarve special dhe nën duartrokitjet e shumta te publikut juria vendosi qe çmimin e pare ne edicioni e gjashte te spektaklit Kreatori me i mire shqiptare 2012 ta fitoi Valentina Elshani, ndërsa juria e vellos vendosi që çmimn per vellon me te mire te vitit, ta marre kreatorja nga Gjilani Resmije Terstena.

Në këtë event nuk munguan as këngëtaret e estradës sonë, te pranishmit i argëtuan, Lori, Njomza Hyseni, Endrit Duraku dhe Ertila Koka

Ne fund producenti dhe ideatori i këtij spektakli, Ilir Geci, i falënderoi të gjithë te pranishmit për pjesëmarrje duke i siguruar se spektakli i modës, “Kreatori më i mirë shqiptarë’ do vazhdojë edhe për shumë vite të tjera, pasi tashmë ky spektakël është bërë dritare e vlerave të kreatorëve ku garohet për vendin e të parit të modës shqiptare.

Ky spektakël u mundësua nga: Geci Autokton, Hotel Victory, Reload, Instikt Sikuriti, Alpecin, Butiku Grof, 2b Studio, Almiri As, Kosova Limo, Dona&Keka, Red Bull.

Me këtë organizim Gecjan Fashion Group, dëshomoj edhe një herë se është lider në fushën e modës në Kosovës, duke organizuar për vite me radh spektakle të bukuris dhe të modës me standartet më të larta. Kreatori më i mirë shqiptarë, është një nga spektaklet e shumta që i japin Gecjan Fashion Group-it përmasat e agjencionit më të madhë shqiptarë të modës që tashmë ka ngjallur interesim edhe nga Fashion TV.

Spektakli i modës, Kreatori më i mirë shqiptarë 2012, është ndjekur nga afër prej Drejtori të përgjithshëm të Fashion TV, për Ballkanin, i cili duke qenë prezent gjatë gjithë spektaklit në Sheshin 21, ka ndarë vlerësimet më të larta për këtë eveniment.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)