02 Maj 2024

Kosova prezentohet në garat e pianos në Itali

Prishtinë, 17 Maj - Pianistët e vegjël prezentuan shtetin e Kosovës  në garat internecaionale për piano të mbajtura nga 28 Prill deri me 7 Maj 2011 në qytetin Barletta të Italisë. Nuk munguan diplomat dhe çmimet e fituara nga këta pianist kosovar.

Muzika si formë e artit  dhe si metaforë e dialogut kulturor ka lindur me njeriun,  ecë me të dhe evulon bashkë me të që nga kohët e lashta si nevojë bashkëjetese e njeriut me të bukurën. Atëherë kur njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë por vetëm të këndojnë, kanë arritur që edhe ngjarjet e historisë t’i mbajë në melodi e t’i  përcjellin brez pas brezi.

Muzika në thellësinë e saj është e bukur brenda shpirtit të njeriut. E bukura mbetet gjithmonë e bukur dhe kjo u tregua edhe në garat e pianistëve të rinj nga mbarë bota të cilat u mbajtën në qytetin Barletta të Italisë. Këtë vit për të katërtën herë me radhë pianistët kosovar morën pjesë në garat innternacionale të pianos në Itali të organizuara nga prof.

Francessko Monopoli drejtor gjeneral i festivalit “Yong musician Internacional competition” – Citta di Barletta të mbajtura nga 28 Prill deri më 7 Maj 2011. Ishtë një nder dhe kënaqësi e vaçantë që fëmijët kosovar të ishin pjesë e një festivali ndërkombëtar në të cilin morën pjesë pianist nga 45 shtete të ndryshme të mbarë botës dhe atë me traditë qindra vjeçare të muzikës klasike. 
                                                                                                                                                                  
Nën organizimin dhe përkujdesjen e prof. Aida Gjikolli edhe këtë vit Kosova pati fatin dhe mundësinë të prezentohet në këto gara internacionale. Nga shteti ynë garuan rreth 20 nxënës të moshave të ndryshme, nga qytete të ndryshme të Kosovës si nga: Shkolla e ulët e muzikës “Prenk Jakova” dhe “Art” në Prishtinë, Shkolla e ulët e muzikës - Gjilan dhe Shkolla e ulët e muzikës – Ferizaj të përcjellur nën përkujdesjen e prindërve, profesorëve dhe pedagogëve të tyre si: prof. Aida Gjikolli, Drita Lekaj, Kristina Palokaj etj.

Garimi i nxënësve ishte i ndarë sipas moshave dhe kategorive të ndryshme duke filluar nga kategoria Junior, A, B, C dhe D. ku performimi e tyre dhe i gjithë pjesëmarrësve u vlersuar nga njohës me renome botëore. Rrugëtimi nga Kosova për në Itali u shpërbly me arritjet që treguan nxënësit kosovar atje. Vlen të përmendet suksesi i arritur i disa nxënësve kosovar: Në kategorinë junior nxënësi shtatë vjeçar Art Limani nga shkolla e muzikës “Art” fitoi çmimim e tretë.

Poashtu edhe Berna Murseli, Kaon Ibrahimi dhe Eda Azizi fituan çmimin e tretë në kategorinë e juniorëve. Në kategorinë A vendin e tretë e zuri Elena Qehaja, Dea Fetiu, Argjira Selimi dhe Entela Bajrami kurse nxënësit e tjerë pjesëmarrës u shpërblyen vetëm me diploma meritore për punën dhe sulsesin e arritur. 

Ekskluzivisht vlen të përmendet suksesi i larë i shkollës së ulët të muzikës “Art” në Prishtinë, shkollë kjo e themeluar në Shtator të vitit të kaluar e cila  mori shpërblimin meritor për suksesin e lartë të arritur për një vit pune. Njëkohësisht menaxherja e shkollës “Art” prof. Aida Gjikolli për herën e dytë u shpërbly me çmim apsolut  për punën e saj si profesoresh e pianos e tani edhe si menaxhere e suksesshme e kësaj shkolle.

Të gjitha këto shpërblime dhe suksese janë vërtetë meritë e talentit dhe punës që treguan nxënësit kosovar në mësim. Mirëpo, këto suksese të arrituara këtë vit duhet të jenë vetëm inspirim, vullnet dhe shtytje e nxënësve për punë edhe më të madhe që në vitet e ardhshme pianistët kosovar të fitojnë edhe çmime dhe shpërblime të tjera në mbarë botën.
   


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)